Bashkia kundërshton heqjen e monumentit të Ded Gjo Lulit para shtëpisë së tij të lindjes Avokati i Komunës së Tuzit Angjell Gojçaj kërkoi nga Gjykata Supreme rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Administrative me të cilën u refuzua padia e Komunës së Tuzit me të cilën kërkohej anulimi i vendimit të Ministrisë së Kulturës e cila në nëntor të vitit 2019 refuzoi të jap pëlqimin për Programin e Vendosjes së Monumenteve me të cilin është paraparë vendosja e monumentit të Ded Gjo Lulit.