Krivokapiq dhe Spajiq qëndruan në Plevla: Kryeministri premtoi spitalin e ri Kryeministri Zdravko Krivokapiq pak kohë më parë vizitoi Plevlan dhe me atë rast premtoi që vitin e ardhshëm do të ndërtohet spitali i ri. Kryeministri bisedoi me përfaqësuesit e administratës së spitalit, administratës lokale, Minierës së qymyrit dhe Termocentralit. U prezantua edhe rikonstruktimi i rrugës Plevla – Mihailovica.