Mbeturinat në prapatokën e Plazhit të Madh / -(FOTO: VEPRIMTARITë KOMUNALE)
06/09/2021 u 12:05 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Në prapatokën e Plazhit të Madh dhe në Adë të Bunës: S‘ka para për largimin e deponive të egra

Largimi i deponive të egra nga Ada e Bunës dhe nga prapatoka e Plazhit të Madh do të presë vitin e ardhshëm sepse këtë vit nuk do të sigurohen mjetet e nevojshme financiare për këtë punë, të cilën duhet ta bëjë ndërmarrja Veprimtaritë Komunale.

Sipas elaboratit të hartuar nga kjo ndërmarrje, shpenzimet e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave janë 25.000 euro, të cilat sipas marrëveshjes Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare (NPMD), Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja Komunale duhet t'i ndajnë në mënyrën që NPMD dhe vetëqeverisja lokale do të paguajnë nga 10.000, ndërsa ndërmarrja 5.000 euro. Kontrata është planifikuar të nënshkruhet para disa ditësh në takimin në Budvë mirëpo NPMD shtyu nënshkrimin sepse mjetet e nevojshme s'mund të planifikohen para vitit të ardhshëm. Kështu rreth një qind deponi në Plazhin e Madh dhe në Adë të Bunës do të shëmtojnë hapësirën edhe më tej, sepse s'ka para!? Këtë informatë e pohoi edhe drejtori i ndërmarrjes Veprimtaritë Komunale Skender Kaleziqi i cili për "Dan" tha që për momentin ekziston vetëm marrëveshja verbale se si të zgjidhet problemi.

Qiramarrësit duhet të shlyejnë obligimet

NPMD ka njoftuar se me iniciativën e kryetarit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi Bllazho Ragjenoviq, u organizua takimi me nënkryetaren e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, drejtorin e SHPK "Veprimtaritë Komunale", Skender Kaleziqi dhe drejtoren e OJQ "Green Home", Azra Vukoviq, për ta gjetur zgjidhjen e problemit shumëvjeçar, që ka të bëjë me rendin komunal në territorin e Komunës së Ulqinit. U tha se u arrit marrëveshja se NPMD do të kushtëzojë qiramarrësit se nuk do të keni mundësi ta nënshkruajnë Aneksin e Kontratës pa dëshminë se i kanë shlyer obligimet nga periudha paraprake, ndaj ndërmarrjes "Veprimtaritë Komunale", si dhe që Ndërmarrja Publike do të parashoh shumën prej 10 mijë euro për largimin e deponive të egra nga prapatoka e Plazhit të Madh, në planin për vitin 2022.

- Ne, sipas marrëveshjes, mund të paguajmë shumën prej 5.000 euro dhe të fillojmë, nga kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq pritet që vetëqeverisja lokale ta paguajë pjesën e saj, derisa Të Mirat detare mund ta shlyejnë pjesën e mbetur vitin e ardhshëm. Ne e kemi hartuar edhe kontratën edhe pse nuk është e zakonshme sepse ne s'jemi porositësit e punimeve, mirëpo kontrata s'u zyrtarizua – thotë Kaleziq.

Ai shtoi se tash pesë vjet theksojnë nevojën e largimit të deponive të egra dhe precizojnë mjetet të cilat janë të nevojshme për këtë punë. Sipas fjalëve të tija, mosshlyerja e obligimeve për shërbimet komunale nga qiramarrësit e plazheve dhe pronarët e objekteve të përkohshme, është një nga arsyet për deponimin e pakontrolluar të mbeturinave dhe krijimin e deponive të egra.

- Në këtë moment gjashtë qiramarrës të plazheve prej të cilëve njeri se ka të mbyllur as kontratën, shtatë pronarë të auto-kampeve dhe rreth 600 pronarë të objekteve në lumin Buna nuk i shlyejnë obligimet. Për këtë arsye kemi mbeturina në bregdet, hedhjen e tyre jashtë vendeve të parapara dhe djegien në disa lokalitete. Për shkak të obligimeve të pashlyera mbi këtë bazë ndërmarrjes iu privuan mbi 70.000 euro – pohon Kaleziq.

OJQ "Green Home" më herët ka deklaruar se në prapatokën e Plazhit të Madh janë hartëzuar 22 lokacione në të cilat janë hedhur mbeturinat në mënyrë të paligjshme. Vlerësohet se bëhet fjalë për sipërfaqen e përgjithshme prej 26.670 m2 me mbeturina, e cila shihet edhe në xhirimet satelitore.

- Në degën e djathtë të lumit Buna dhe në Adë të Bunës kemi hartëzuar 73 lokacione në të cilat janë hedhur mbeturinat, kryesisht ato ndërtimore, derisa në 10 lokacione janë hedhur mbeturinat shtëpiake nga objektet që gjenden pranë Bunës – precizuan nga kjo OJQ.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
19. april 2024 09:50