Për rindërtimin e 470 metra rrugë u investuan afër 65.000 euro
06/09/2021 u 00:14 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Rozhajës: Nuk është investuar 27 vjet

Administrata lokale po e realizon projektin e rindërtimit të Rrugës së Mustafë Peqaninit, e gjatë rreth 470 metra, për të cilën gjë ka investuar afër 65.000 euro. Kryetari i Komunës Rrahman Husoviq me bashkëpunëtorë vizitoi kantierin e ndërtimit ku bisedoi me banorët e kësaj lagje, duke theksuar se vetëqeverisja lokale në ditët e ardhshme do të vazhdojë punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore e cila, siç tha, është prioritet kur bëhet fjalë për investimet.

- Skuadra në krye të së cilës jam është e përkushtuar pas realizimit të interesave të të gjithë qytetarëve dhe qëllimi ynë është që në tërësi të realizojmë planin investues – tha Husoviq.

Bashkëbiseduesit e tij theksuan se në Rrugën e Mustafa Peqaninit nuk është investuar plotë 27 vjet.

- Bëhet fjalë për rrugën në të cilën janë të vendosura monumentet kulturo – historike të Rozhajës dhe të cilën e vizitojnë turistët. Këtë aks rrugor e shfrytëzojnë si mini rrugë anësore, ndërsa me rikonstruktimin e saj në veçanti janë të kënaqur banorët lokal – theksuan qytetarët.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
18. april 2024 22:35