Eko-kampi në luginën e Grebajes / -DAN
20/08/2021 u 00:00 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Shoqërim në luginën e Grebajes

Në luginën e Grebajes më 7 dhe 8 gusht, në kuadër të manifestimit "Vera e Gucisë 2021", u mbajt Eko-kampi i parë për të rinjtë "Bjeshkët e Nemuna". Afër 50 pjesëmarrës nga Podgorica, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Gucia, Prijepole dhe Priboji, të moshës 15 deri në 25 vjeç, kishin ligjërime me temën "Natyra rreth nesh".

U organizua edhe tryeza e rrumbullakët me temën "Bashkësia ime lokale, problemi im", ku pjesëmarrësit folën për bashkësitë e veta lokale dhe problemet me të cilat ballafaqohen sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe si mund ta ndihmojnë të rinjtë zgjidhjen e këtyre problemeve.

Pjesëmarrësit e Eko-kampit u përshëndetën nga drejtorja e Organizatës Turistike (OT) të Plavës Samira Canoviq dhe drejtori i OT Guci Irfan Radonçiq

Kryetari i Komunës së Gucisë Anella Çekiq gjatë hapjes së kampit tha se e përkrah zhvillimin e kapaciteteve intelektuale tek të rinjtë.

Kryetari i Komunës së Plavës Nihad Canoviq i tha pjesëmarrësve të Eko-kampit të jenë kreativ, të vetëdijshëm, të motivuar dhe të përqendruar në zhvillimin personal, sepse kjo është mënyra e vetme e zhvillimit të përgjithshëm.

- Komuna e Plavës do të punojë për përmirësimin e statusit të të rinjve, sepse të rinjtë të cilët e shfrytëzojnë potencialin e vet në mënyrë të drejtë janë garanci e zhvillimit shoqëror – theksoi Canoviq.

Pjesëmarrësit e Eko-kampit u përshëndetën nga drejtorja e Organizatës Turistike (OT) të Plavës Samira Canoviq dhe drejtori i OT Guci Irfan Radonçiq.

Eko-kampi u organizua nga organizatat turistike të Gucisë dhe Plavës në bashkëpunim me OJQ Euromost, e me përkrahjen e komunave të Gucisë dhe Plavës.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
20. april 2024 17:45