Lidhur me situatën në Adën e Bunës, OJQ "Hapi i Gjelbër" iu drejtua ministrit kompetent, Ratko Mitroviq, kryetarit të Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, drejtorit të NP "Të Mirat Detare", Mladen Mikijel dhe drejtorit të NHT "Riviera e Ulqinit", Bojan Gjakonoviq.
- Këto ditë po bëhen plotë dy muaj nga takimi ynë i përbashkët në plazh, pas sanimit me ndihmën e pendës. Atëherë folëm gjatë në rërë dhe dhamë deklaratat. Duhet të ndalojmë erozionin përmes zgjidhjeve afatgjate; shpallim konkursin ndërkombëtarë, pendët dhe mbushjen e plazhit janë hap i parë; vazhdojmë me aktivitetet dhe qëndrimin e përgjegjshëm ndaj resursit tonë më të vlefshëm... S'ka informata që dikush ka punuar në këtë drejtim, ndërsa vjeshta dhe dimri po afrohen. Nevojitet reagimi i shpejtë dhe profesional. Duhet të forcohen kontaktet me profesionin – shkencën, shtetin fqinj Shqipërinë, peshkatarët dhe ekologët, sepse ndryshimet klimatike – përmbytjet, erërat dominojnë mbi planetin Tokë. Mendimi ynë është që duhet të bëhet - ndërtohet t'paktën një digë me material të fortë në lokacionin e pendës së tanishme. Peshkatarët propozojnë marrjen e Refulerit, gërmuesit të rërës, i cili do t 'ishte i ankoruar në Bunë dhe do të ishte i ankoruar në Bunë dhe do të intervenonte sipas nevojës (për pastrimin e shtratit të Bunës, parandalimin e mbylljes së Bunës, mbushjen e plazheve). Ju lutemi që të reagoni në këtë shkresë – porositi drejtori ekzekutiv i OJQ "Hapi i Gjelbër", Xhelal Hoxhiq.
Rikujtojmë që në kuadër të kontrollit të rregullt të gjendjes në Adën e Bunës, të cilin e realizon Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi (NPMD), me obligim të raportojë Ministrinë e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, pak kohë më parë u konstatua që në anë të majtë të pendës s'kanë ngjarë ndryshime të rëndësishme pas mbushjes së plazhit, gjersa në drejtimin e degës së djathtë të lumit Buna, plazhi u zvogëlua konsiderueshëm, sidomos në pjesën drejtë grykëderdhjes. Për këtë u informua profesori Sava Petkoviq, autor i projektit të masave urgjente për sanimin e përkohshëm të erozionit në plazhin e Adës.
- Profesor Petkoviq tha se në periudhën pranverore dhe verore dominojnë valët nga drejtimi perëndimor, prandaj ishte i pritshëm zvogëlimi i vogël i sipërfaqes së plazhit në anën e majtë të pendës. Rrymat e shkaktuara nga veprimi i valëve e dërgojnë rërën në drejtim të Shqipërisë. Plazhi i formuar në anën e djathtë të pendës, në zonën e grykëderdhjes së djathtë, ishte pasojë e ujërave të mëdha të lumit Buna pas ndërtimit të pendës, pra, gjatë periudhës së dimrit – kumtuan nga NPMD. Petkoviq, siç pohojnë, theksoi se nuk vërehen dëmtimet e thasëve me rërë – pendës, përkundër temperaturës shumë të lartë, që do të thotë se në rast nevoje, penda mund të shfrytëzohet edhe në periudhën e ardhshme dimërore.