Gjysma e ndërtesës shkollore s'ka pullaz, ndërsa në objekt s'ka tualet dhe as ujë
06/09/2021 u 00:05 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
StoryEditor

Urgjentisht të rindërtohet shkolla dhe të bëhet rruga

Deri në shkollë mund të shkohet vetëm më këmbë sepse rruga është e pakalueshme, ndërsa në objekt s‘ka tualet, s‘ka as ujë... Fëmijët s‘kanë asgjë – tha Anton Nikaj

Nxënësit e paraleles zonale të SHF "29 nëntori" në Kshevë edhe këtë vit shkollor do të ecin më këmbë gjysmë kilometri sepse automjetet nuk mund t'i afrohen shkollës. Në apelet për asfaltimin e rrugës me gjatësi 550 metër, mungoi reagimi i organeve kompetente. Banorët vendas, si dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale Kshevë nuk heqin dorë, por kërkojnë rikonstruktimin e shkollës dhe ndërtimin e rrugës. Kanë vendosur që ndihmën ta kërkojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit në mënyrë që nxënësve t'i sigurohen kushtet elementare për ndjekjen e mësimit. Shkolla është e rrënuar, ndërsa një pjesë është tërësisht e pashfrytëzueshme, madje s'ka as pullaz. Fëmijët s'kanë as tualet, as ujë. Rruga është e pakalueshme, prandaj deri në shkollë mund të shkohet vetëm më këmbë. Siç tha Anton Nikaj, nga Këshilli i Bashkësisë Lokale Kshevë, me vite presin që Komuna e Tuzit të përmbushë premtimin dhe ta asfaltojë rrugën deri në shkollë.

- Komuna e Tuzit na premtoi se do ta përfundojë atë, mirëpo asgjë nuk kanë bërë. Pritem që rrugën ta ndërtojnë deri në fillim të vitit shkollor në mënyrë që fëmijët mos të detyrohen të shkojnë më këmbë. Para dy muajsh nënkryetari i Komunës së Tuzit ka thënë publikisht që sa më parë do të ndërtojnë rrugën deri në shkollë dhe do të sanojnë gropat në rrugën kryesore. Rruga nëpër vendbanim është prishur shumë, prandaj disa herë i kemi arnuar gropat vet – tha Nikaj.

Gjysma e ndërtesës shkollore s'ka pullaz, ndërsa në objekt s'ka tualet dhe as ujë

Ai theksoi se shkolla është në gjendje shumë të keqe, prandaj duhet të rinovohet urgjentisht. Ai i bënë apel Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit ta vizitojnë dhe të ndajnë mjetet që të bëhet diçka edhe për fëmijët e Kshevës.

- Kjo është paralelja zonale e shkollës në Dinoshë, mirëpo me drejtorin akoma s'kemi biseduar për këtë temë. Kur Damir Shehoviq ishte ministër i arsimit na premtuan 3.500 euro për punime, mirëpo asnjëherë s'i kanë paguar. Asnjëherë s'është bërë asgjë. Prandaj tani do t'i drejtohemi ministrisë së re dhe shpresojmë se do të na dëgjojnë. Vetëm atëherë do të shohim nëse pushteti i ri është më i mirë nga i kaluari apo çdo gjë mbeti e njëjtë – theksoi Nikaj.

Ai tha se nga Komuna e Tuzit ka kërkuar që të ndajnë 1.500 euro për projektin e rindërtimit të shkollës, mirëpo ato nuk e përkrahën.

- Nga diaspora më kanë thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë ndërtimin e shkollës së re, mirëpo kërkojnë projektin. Nuk e kemi përkrahjen e askujt. Shpresojmë që kjo ministri do të ketë mirëkuptim edhe për fëmijët që këtu e ndjekin mësimin – theksoi Nikaj.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
20. april 2024 16:18