Shoqërim në luginën e Grebajes Në luginën e Grebajes më 7 dhe 8 gusht, në kuadër të manifestimit "Vera e Gucisë 2021", u mbajt Eko-kampi i parë për të rinjtë "Bjeshkët e Nemuna". Afër 50 pjesëmarrës nga Podgorica, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Gucia, Prijepole dhe Priboji, të moshës 15 deri në 25 vjeç, kishin ligjërime me temën "Natyra rreth nesh".