Monopolistëve tu merren sharrat, të lejohet vetëm prerja e druve për ngrohje Shumica e pjesëmarrësve në anketë "Pyjet i presin, e problemet lulëzojnë" – të cilën e realizoi portali "Dan", apo 97.5 për qind, kanë vlerësuar se për të ruajtur pyjet duhet të ndalohet eksporti i drurit nga zona e Plavës dhe Gucisë, sepse koncesionarët e kanë plasuar masën drusore kryesisht në formë të rrumbullakosur larg Plavës dhe Gucisë, ndërsa sasi të konsiderueshme të trungjeve kanë përfunduar ilegalisht në Kosovë dhe Shqipëri, ku është në fuqi moratoriumi për prerjen e pyjeve