Do të sanojnë shtratin e Urrelës / -DAN
21/02/2022 u 15:52 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Do të sanojnë shtratin e Urrelës

Askush nuk mund të jetë krenar për gjendjen momentale të Urrelës, të shtratit dhe rrjedhës së saj. Mbeturinat, degat e thara, gomat, portat për futboll dhe "dekorimet" tjera të ndryshme janë të kapura për drunjtë buzë lumit.

Urrela buron në Milesh, rrjedh nëpër Shipçanik, Tuz, Vuksanlekaj, Kodërbudan dhe derdhet në Liqenin e Shkodrës. Komuna e Tuzit ia dorëzoi Ministrisë së Financave dhe të Kujdesit Social propozimin që sanimi i shtratit të Urelës të përfshihet në buxhet dhe kjo u realizua.

– Më herët, shtrati i lumit u sanua në pjesën nga Vuksanlekajt deri në grykëderdhjen e Liqenit të Shkodrës. Tani planifikohet pjesa nga Mileshi deri në Vuksanlekaj. Përveç sanimit të shtratit të lumit, është planifikuar edhe ndërtimi i shëtitores buzë Urrelës në pjesën nga Kisha Katolike deri në kodrën e Shipçanikut. Është planifikuar të bëhet shëtitorja me gjatësi një kilometër, e cila do të kishte shtigjet për këmbësorë, ulëset, pemë... – tha Lekë Ivezaj, sekretari për planifikimin hapësinor. Ai thekson se ndërtimi i "egër" e ka ngjeshur Urrelën.

image

Do të sanojnë shtratin e Urrelës

-DAN

– Duhet të bëhet elaborati i eksproprijimit. Duhet të shohim se sa mund të bëhet ndërtimi i shëtitores, sepse atypari është ndërtuar shumë. Kur të bëhet elaborati, atëherë qytetarëve duhet tu paguhet toka – tha Ivezaj.

Ai thekson se Urrela nuk është në gjendjen më të mirë, mirëpo po bëhet pastrimi i saj.

– Urrela pastrohet të paktën për të parandaluar përmbytjet. Mirëpo, ajo tani nuk ka ujë. Nuk jam në dijeni se në të derdhen ujërat e zeza. Urrela trajtohet si përrua dhe është me interes lokal. Nuk është lum apo monument i natyrës. Është përrua i cili aktivohet kur janë reshjet e mëdha. Tani mbizotërojnë thatësirat dhe ajo nuk ka ujë – theksoi Ivezaj.

Sekretarja për bujqësi, Ismeta Gjokaj thotë se Urrela duhet të pastrohet më shpesh.

– Mirëpo, ne nuk kemi ndonjë makineri të madhe për pastrime kaq të mëdha. Ajo duhet tërësisht të pastrohet, nga burimi deri në grykëderdhje. Deri tani shoqëria civile nuk kishte aktivitete lidhur me Urrelën. Vite më parë ishim të përfshirë në projektin e vendosjes së digave për parandalimin e mbeturinave të mëdha, mirëpo ai nuk u jetësua. Kjo ishte para 12 vjetësh. E di që në qendër derdhen ujërat e zeza. Problem janë edhe marrëdhëniet pronësore dhe juridike. Edhe ato duhet të rregullohen – theksoi Gjokaj.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
02. novembar 2024 01:37