Plazhi i Grave në Ulqin / -DAN
02/02/2022 u 15:23 h
Vera SamolovVera Samolov
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Në Ulqin duhet të hapen tre qendra shëndetësore

Faktorët natyrorë të Ulqinit mund të përdorën për parandalimin, shërimin dhe rehabilitimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve, thotë Dr. Karamanaga

Zbulimi i fundit i burimeve të reja të ujërave sulfuror në qendër të Ulqinit e inicioi prapë çështjen e nevojës që ky qytet të jetë destinacion i turizmit shëndetësor. Drejtori shumëvjeçar i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. Dr. Gani Karamanaga, tha, për portalin "Ul-info", se në Ulqin duhet të hapen tre qendra shëndetësore: e para në Plazhin e Madh, e dyta në Pyllin e Pishave dhe e treta në Valdanos.

– Për të gjitha këto ekziston dokumentacioni, pohon Karamanaga, i cili ka shkruar librin për shërimin me faktorët natyror në Ulqin. Ekspertët pajtohen se për jetësimin e idesë së turizmit shëndetësor dhe rekreativ në Ulqin do të ishte më e lehtë të niset me realizimin e projektit për shërimin e sëmundjeve gjinekologjike. Plazhi i Grave, i cili ndodhet në qendrën e pyllit të mrekullueshëm të pishave, është sinonim për këtë gjë në përmasa të gjëra. Për shkak të burimeve shëruese të ujërave sulfuror, që shërojnë sterilitetin, i fshehur nga shikimet me gjelbërim dhe bimësi dhe ku gratë mund të lahen pa veshje, ai është bërë vend i preferuar për banjën dhe rrezitjen e grave nga e gjithë bota. Sipas fjalëve të Dr. Karamanagës, Plazhi i Madh është vend ideal për ndërtimin e qendrës për rehabilitim dhe shërim me peloid (baltën shëruese, e cila gjendet me sasi të mëdha në Kripore) dhe rërë.

Vendmjekim termal dhe klimatik

Para një shekulli, në vitin 1922, Qeveria e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve shpalli Ulqinin "vendmjekim termal dhe klimatik" duke zyrtarizuar atë që dihej më herët në qarqet akademike dhe komunitetin shkencor. Kështu, për shembull, shkencëtari me famë botërore, Mihaillo Pupin, ka kërkuar në vitin 1910 nga mbreti Nikolla I Petroviq lejen për hapjen e sanatoriumit në Ulqin, derisa intelektuali rus, Pavlle Apollonoviç Rovinski, ka shkruar se gjatë qëndrimeve të shpeshta në këtë qytet është bindur personalisht për dobitë që zona e Ulqinit ka për organizmin e njeriut, shkruan "Ul-info". Studimin e parë për këtë temë e publikoi në vitin 1932 shkencëtari i njohur Dr. Jovan Kujaçiq, ndërsa tre dekada më vonë kryetari i Ligës Evropiane për Reumatizëm, Dr. Lemoks pohoi se "Ulqini në aspektin terapeutik ka të ardhme të madhe".

– Ajo do të ishte e tipit të hapur, sepse terapia me këto materiale mund të bëhet gjatë tërë vitit kalendarik, thotë ai, duke theksuar se sa i përket radioaktiviteti është vërtetuar që rëra e Ulqinit përbënë radium, uran dhe torium në sasi të vogla, prandaj mund të thuhet se është pakëz radioaktive, që e bënë tejet të përshtatshëm, në veçanti për sëmundjet e organeve për lëvizje dhe shtyllës kurrizore, reumatizmave, diskopatisë, ishialgisë (nervit shiatik), si dhe gjendjeve pas lëndimit të këtyre organeve. Është interesant vëzhgimi i të sëmurëve që mbulohen me rërën e nxehtë dhe të thatë, dhe rrinë shtrirë për disa orë. Ka shembuj të shumtë ku vetitë shëruese të rërës së Ulqinit kanë bërë çudira.

– Pra, faktorët natyror të Ulqinit mund të shfrytëzohen për parandalimin, shërimin dhe rehabilitimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve. Diku në tërësi mund të zëvendësojnë ilaçet, e diku së bashku me to arrihen rezultatet më të mira dhe afatgjate. Këto përbërës natyror, që rrallë ku ekzistojnë në një vend, nuk janë të dobishëm vetëm për të sëmurët por edhe për të shëndetshmit, të cilët janë të lodhur nga jeta dhe puna. Përdorimi i tyre bashkë me pushimin dhe rekreacionin, si dhe shkalla e caktuar e trajtimit mjekësor do t'u kthente funksionet vitale. Në botën e sotme, qytetin tonë ndoshta mund ta reklamojmë me sloganin: Ulqini – destinacion antistres. Tingëllon bukur dhe saktë.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
23. decembar 2024 19:33