Regjistrimi i nxënësve në shkollat e Ulqinit të përcaktohet në bazë të vendbanimit Problemi i regjistrimit të pabarabartë të nxënësve në shkollat e qytetit në Ulqin duhet të zgjidhet me respektimin e parimit sipas të cilit përkatësia ndaj institucionit arsimor caktohet në bazë të vendbanimit – vlerësojnë 62% e pjesëmarrësve në anketën e realizuar nga "Dan-i".
Urgjentisht të riparohen pikat e vrojtimit në Ulqin, të vendosen kamerat për mbikëqyrje Pika e vrojtimit mbi gjirin e Valdanosit është parajsë për sytë dhe shpirtin. Prandaj duhet urgjentisht të riparohet çdo gjë që është devastuar sepse sezoni është pranë, vlerësuan qytetarët dhe qytetaret që morën pjesë në anketën e portalit "Dan", prej të cilëve 46.3 për qind janë banorë të Ulqinit.
Ulqin: Shkolla "Marshall Tito" ka më së shumti nxënës – anketë Në sistemin arsimor të komunës së Ulqinit ekzistojnë katër shkolla fillore me paralele zonale. Dy më të mëdhatë janë Shkolla Fillore "Boshko Strugar" dhe Shkolla Fillore "Marshall Tito". Në vitin shkollor 2021/2022 mësimin në "Marshall Tito" e ndjekin 1,300 nxënës, ndërsa në institucionin më të vjetër arsimor vetëm 360 nxënës, respektivisht tre herë më pak.
Plazhi i Grave urgjentisht duhet të bëhet pjesë e ofertës turistike shëndetësore Pylli i Pishave me Plazhin e Grave është një nga simbolet e Ulqinit dhe urgjentisht duhet të bëhet pjesë e ofertës turistike shëndetësore dhe të mbrohet si perlë e Ulqinit, mendojnë më shumë se 64% e pjesëmarrësve të anketës "Plazhi i Grave në Ulqin, perlë që po e humb shkëlqimin" të cilën e realizoi portali "Dan".
Plazhi i Grave në Ulqin, perlë që po humb shkëlqimin – anketë Pylli i Pishave me "Plazhin e Grave" është simbol i Ulqinit. Vetitë shëruese të burimeve të ujërave sulfurore në këtë hapësirë kanë kaluar qyshkur kufijtë e vendit tonë, prandaj me mijëra gra çdo vit shijojnë këtë vend nga maji deri në tetor.
Në Ulqin duhet të hapen tre qendra shëndetësore Faktorët natyrorë të Ulqinit mund të përdorën për parandalimin, shërimin dhe rehabilitimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve, thotë Dr. Karamanaga