Plazhi i Grave / DAN
04/02/2022 u 11:40 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Plazhi i Grave në Ulqin, perlë që po humb shkëlqimin – anketë

Pylli i Pishave me "Plazhin e Grave" është simbol i Ulqinit. Vetitë shëruese të burimeve të ujërave sulfurore në këtë hapësirë kanë kaluar qyshkur kufijtë e vendit tonë, prandaj me mijëra gra çdo vit shijojnë këtë vend nga maji deri në tetor.

Ky plazh, vetëm për gra, është edhe më tërheqës për shkak të baltës shëruese dhe ujërave sulfurore. Gjiri i fshehur, i rrethuar nga pylli dhe bimësia e ulët, ofron privatësi shtesë. Valët e detit bashkë me ujin sulfuror krijojnë molekule ideale, mikro dhe makro, të përshtatshme për terapinë natyrore aerosol, derisa gjinekologët mendojnë se është i dobishëm edhe për shërimin e sterilitetit. Shpella në kuadër të plazhit i jep kësaj hapësirë një lloje fshehtësie. Mirëpo, në kohën e artë kur turizmi ka lulëzuar, deri në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, "Plazhi i Grave" kishte popullaritet shumë të madh sesa sot. A po e humb shkëlqimin kjo perlë e cila dikur ishte e përfshirë në të gjitha prospektet turistike. Edhe CNN e ka renditur ndër vendet më të mira në botë për nudistët.

Ju ftojmë të gjithëve ta plotësoni këtë anketë dhe në mënyrë të angazhuar të merrni pjesë në ndriçimin e këtij problemi.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
23. decembar 2024 16:38