/ ДАН
21/02/2022 u 11:14 h
ДАН порталДАН портал
Preuzmite našu aplikaciju
Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
StoryEditor

Letërnjoftimi bujqësor i Malësisë – anketë

Bujqësia në Tuz konsiderohet si sektor kyç për ekonominë e vendit. Në këtë vend, të njohur për nga potenciali bujqësor, masat për përkrahjen e prodhuesve janë të mirëseardhura.

Subvencionet jepen si nga niveli lokal ashtu edhe nga niveli qendror. Mirëpo, bujqit thonë se ato nuk mjaftojnë dhe theksojnë se dikur përfitimet nga një sezon ishin të tilla saqë mund të blinin cilëndo makinë bujqësore, kurse sot është mision i pamundur. Vetëm prodhuesit më të mëdhenj mund t'i blejnë, dhe atë me kredi, me të gjitha subvencionet dhe ndihmat që fitojnë. Mungesa e fabrikave dhe reparteve për përpunimin e mishit, qumështit, pemëve dhe perimeve me vite mundojnë prodhuesit bujqësorë. Për momentin blerësit më të mëdhenj janë rrjetet e dyqaneve ushqimore të cilët imponojnë çmimet dhe përfitojnë më së shumti.

Kriza ekonomike bashkë me shtrenjtimin e konsiderueshëm të ushqimit të bagëtive dhe plehut mineral në bursën botërore, është goditje shtesë për standardin e prodhuesve bujqësorë në vend.

A është e mundur që me planifikimin më të mirë në nivelin lokal të lëvizin gjërat nga pika zero. Është paralajmëruar hapja e fabrikës së patatinave (çipsit), prodhuesit e patateve shpresojnë për plasimin e garantuar. A është kjo e mjaftueshme për bujqit e Tuzit?

Ju ftojmë të plotësoni anketën në vazhdimin e këtij teksti dhe së bashku të kontribuojmë për lindjen e ideve të reja, cilësore, me realizimin e të cilave do të fuqizohen prodhuesit vendor.

Pratite nas na
Pridružite nam se na viber community
Pratite nas
i na telegram kanalu
Pratite nas
i na WhatsUp kanalu
23. novembar 2024 01:45