Realizimin e këtyre premtimeve, siç pohon Nikaj, ato po e presin një vjet, aq sa edhe ekziston bashkësia lokale.
- Vitin e kaluar fituam bashkësinë lokale. Kemi dorëzuar shumë kërkesa që të investohet në vendin tonë, mirëpo për fat të keq, Komuna e Tuzit s'do as të dëgjojë. Në çdo bashkësi lokale, përveç tonës, kanë siguruar këndin e lojërave për fëmijë, kanë mbyllur gropat në rrugë. Shkolla jonë është e vetmja në Komunën e Tuzit deri tek e cila rruga s'është asfaltuar. Jam i njoftuar që pa dijeninë time nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj bashkë me bashkëpunëtorin Marash Dukajn kishte takimin me banorët vendas të bashkësisë tonë lokale. Do të presim edhe pak të shohim se çfarë do të ndërmarrë Komuna sa i përket premtimeve. Në rast se nuk ndërmarrin asgjë, ne do të organizojmë protestë. Do të shkojmë deri tek kryeministri të cilin do ta njoftojmë se Komuna e Tuzit s'bënë asgjë për bashkësinë tonë lokale. Shteti le të ndërmarrë masat e veta – tha Nikaj.
Nga Komuna e Tuzit kanë thënë se ato punojnë sipas programit të rregullimit hapësinor për vitin 2021.
- Siç e kemi paraparë me programin e rregullimit hapësinor për vitin 2021, rruga në Kshevë do të asfaltohet. Malësia këto ditë është një kantier e madhe e ndërtimit, dhe të gjitha planet po realizohen. Problemet personale të cilat kryetari i Bashkësisë Lokale Kshevë i ka me banorët vendas, me këshillin e bashkësisë lokale dhe me strukturat tjera nuk janë kompetencë e Komunës së Tuzit. Malësia po ndryshon, po zhvillohet në të gjitha zonat sipas programit të cilin e miratoi Kuvendi i Komunës së Tuzit. Asnjë individ nuk është mbi institucionet, përfaqësuesit e Komunës së Tuzit i vizitojnë të gjitha kantieret e ndërtimit dhe do t'i vizitojnë edhe në të ardhmen, të gjitha konstruksionet tjera janë frustrime personale të individëve, të cilat nuk dëshirojmë t'i komentojmë – deklaruan nga Komuna e Tuzit.